Fillimi i vjeshtës është një nga periudhat më të ngarkuara të vitit ku fëmijët janë në qendër të vëmendjes.
Fillimi i një viti të ri shkollor na bën të mendojmë jo vetëm për përgatitjen e tyre për në bangat e shkollës, por edhe na nxit të krijojmë një ambient sa më komod në shtëpi për orët pas shkolle apo dhe për një gjumë të mirë. Edhe pse arredimi i një dhome fëmijësh është mjaft punë intensive, ambienti i tyre i fjetjes shpesh është një nga hapësirat më të këndshme për të arreduar në shtëpi. Po si t’ia bësh kur nuk di nga t’ia fillosh?
Ka 5 elemente kryesore që duhet t’i kushtosh vëmendje kur nis të dekorosh dhomën e fëmijëve:
Kur flasim për fëmijët siguria vjen përpara gjithçkaje! Sidomos gjatë viteve të para të fëmijërisë, fëmijët janë të prirur të krijojnë telashe për veten në çdo kohë! Prandaj një kujdes të veçantë duhet të tregoni me mobiljet që do të zgjidhni për dhomën. Mobiljet më të sigurta janë sigurisht mobiljet prej druri dhe jo xhami apo metalike. Ato janë të qëndrueshme ndër vite dhe jo toksike për fëmijët. Në Megatek mund të gjesh mobilje për mosha të vogla, por edhe për më të rritur, të cilat janë ndërtuar nga materiale dhe bojëra jo toksike dhe jo të dëmshme për fëmijët.
Hapësirat e dhomave të fëmijëve përgjithësisht janë të kufizuara, sidomos kur të gjithë e dimë rrëmujën që bëjnë çamarrokët e vegjël në ambientin e tyre. Çdo gjë në dhomë duhet të jetë sa më praktike për to, por dhe për prindërit në mirëmbajtje. Fëmijëve i duhen hapësirat e duhura për lodrat, mjetet shkollore dhe sigurisht rrobat. Sistemo dhe organizo dhomën e të vegjëlve tuaj nga rrobat, lodrat apo nga çdo objekt tjetër i rrëmujshëm në dhomë falë magazinuesve në formë kështjelle në Megatek, të cilët jo vetëm shmangin rrëmujën, por edhe shërbejnë si një dekor i këndshëm dhome!
Një nga elementët më të rëndësishëm të dhomës që ndikon drejtpërdrejt tek rritja sa më e shëndetshme e fëmijës tënd është ndriçimi i duhur. Dhoma duhet të ketë ndriçim natyral, për të shmangur lodhjen e syrit tek të vegjlit, por edhe nëse ndriçimi natyral nuk mjafton, në Megatek mund të gjeni një mori ndriçuesish për fëmijë të cilët përshtaten me çdo ambient dhe shije.
Dhoma e fëmijëve ndikon drejpërdrejt në shëndetin e tyre. Ambienti ku fëmija juaj qëndron më shumë në shtëpi formon karakterin në hapat e tij të para. Prandaj duhet të krijosh hapësirë të mjaftueshme duke qenë njëkohësisht i vëmendshëm që në dhomë të mos mungojë asgjë për të cilën ata kanë nevojë.
E rëndësishme është që dhoma të këtë hapësira të dedikuara si për të fjetur, për të luajtur, apo dhe studiuar. Për të studiuar, në Megatek mund të përzgjedhësh mes dhjetëra modeleve të tavolinave dhe karrigeve të studimit, për tu përshtatur me moshë e fëmijës, por dhe me arredimin e dhomës.
Prindërit nuk duhet të lejojnë asnjë pajisje elektronike si kompjuterin apo televizorin në dhomën e fëmijës pasi përveçse të dëmshme për shëndetin fizik gjatë natës, ata shpesh i pengojnë gjumin. Gjithashtu nëse pajisje të tilla gjenden pranë fëmijëve gjatë gjithë natës, prindërit e kanë më të vështirë për të kontrolluar përdorimin e tyre nga fëmijët dhe këta të fundit mund edhe të rrezikojnë t’i nënshtrohen pamjeve jo të përshtatshme për moshën e tyre.
Një nga trendet më të reja të arredimit të dhomës së fëmijëve është përdorimi i ngjyrave neutrale për të dyja gjinitë. Edhe pse shumë prindër ende preferojnë ngjyra më tipike për të ndarë gjinitë si blu apo rozë, mjaft familje vendosin të përdorin ngjyra më neutrale për dhomën e fëmijëve.
Materialet e drurit me tone neutrale janë një bazë shumë e mirë për një mjedis ku mund t’i jepni frymë krijimtarisë. Pra një dhomë e thjeshtë dhe me ngjyra të hapura është shumë e shëndetshme për zhvillimin e fëmijës tënd.
Për fëmijët nga 5 deri në 10 vjeç dhoma e tyre është një botë private imagjinare, prandaj elementët që nxisin fantazinë tek fëmijët janë mëse të mirëpritura. Tendat “Tepe” janë zgjedhje të shkëlqyera për të krijuar në dhomë një mini-shtëpizë loje.
Qëllimi kryesor i një dhome gjumi është, sigurisht, gjumi. Siguroji fëmijës një gjumë të rehatshëm e të ëmbël gjatë natës falë tekstileve të buta për fëmijë në Megatek me personazhe zbavitës vizatimorë.
Qilimi është një element thelbësor në një dhomë duke shtuar ngrohtësinë komfortin e duhur për fëmijët tuaj dhe ju. Tapetët “Touch” në Megatek janë po aq të bukur sa edhe të butë! Modelet shumëngjyrëshe vijnë në formë rrethore ose zemre.
Arredimi i dhomës mund t'i shoqërojë fëmijët që nga muajt e parë deri në vitet e para të shkollës. Prandaj tregoni kujdes për dhomën e të vegjëlve tuaj. Dhoma për to duhet të jetë një hapësirë shumë e sigurtë, plot qetësi, çlodhje dhe intimitet.