Edhe pse rimodelimi apo arredimi i banjos është një hap i cili mund të jetë shpeshherë sfidues, është gjithsesi i rëndësishëm, sidomos tani që të gjithë po shpenzojmë më shumë kohë në shtëpi. Në mënyrë që të mos lodhesh dhe të mos tejkalosh buxhetin tënd, duhet të kesh në fillim një plan të qartë dhe pajisjet e domosdoshme për arredimin e një banjoje të vogël, ku hapësira nuk është pika më e fortë. Meqënëse falë navigimit në internet mund të gjesh një gamë të gjerë produktesh lehtësisht të aksesueshme, të cilat mund të krijojnë pritshmëri të larta dhe mosrealizimi i tyre ju krijon stres të panevojshëm. Prandaj, për ta bërë banjën tënde të duket më e madhe, të vijmë në ndihmë me disa ide të thjeshta dhe praktike duke iu referuar gjithmonë trendeve të fundit botërore, për t'i dhënë pakëz stil ambientit.
Setet e tualetit me varje në mur janë zgjedhja e duhur për hapësira të ngushta, sidomos nëse muret e tualetit kanë mundësinë e instalimit të një sistemi inkaso. Këto lloj hidrosanitaresh i dhurojnë banjos shumë stil falë ngjyrës së bardhë të porcelanit e cila kombinohet mjaft lehtë me çdo pllakë të përdorur për veshjen e banjos.
Shumë arkitektë dhe arredues të njohur përdorin pasqyrat e murit si një mënyrë për të dyfishuar pamjen & për të krijuar idenë e të pasurit më shumë hapësirë. Pasqyrat janë gjithashtu shumë efektive në reflektimin e dritës, kështu që do të mund të merrni më shumë ndriçim.
Ideja e një vaske mund të jetë shumë tunduese por ato padyshim zënë dyfishin e hapësirës së dyshemesë se sa dushet. Kabinat e dushit janë zgjidhja perfekte për banjot e vogla, kështu që nëse mund të sakrifikosh vaskën, bëje!
Një set mobilje tualeti është gjithmonë një zgjidhje e zgjuar! Duke përfshirë lavamanin, dollapin poshtë tij dhe pasqyrën, ke gjetur kështu mënyrën e shkëlqyer për të kursyer hapësirën në dysheme dhe për ta bërë banjën tënde të vogël të duket më e hapur.
Mbajtëset në kabinë janë ideale për vendosjen e sfungjerit ose sendeve të tjera të përshtatshme për tualet. Mbajtësja ngjyrë floriri është e thjeshtë, ndërsa struktura e saj fiksohet në kabinë apo kudo ku keni mundësi, duke bërë që mos të të marrë shumë hapësirë në tualetin tënd. Perfekte, apo jo?
Ngrohësi i peshqirëve është një tjetër truk për të patur më shumë hapësirë në tualet! Me të, ju jo vetëm mbani tualetin të ngrohtë dhe të thatë, por mund të ngrohni ose thani peshqirët në të njëjtën kohë. Le të ndalemi për pak tek dizajni, i cili harmonizohet mjaft mirë me ambientin falë thjeshtësisë dhe elegancës që e karakterizon!
Një banjo e vogël, gjithsesi ka nevojë për pak stil! Për këtë të vjen në ndihmë seti i mbajtëseve të sapunit dhe furçës së dhëmbëve të linjës Safari. Dizajni modern do të sjellë një prekje elegante në mobiljet e tualetit tënd falë detajeve të këndshme dhe unike.
Kështu, duke ndjekur këto sugjerime të thjeshta, tashmë mund të ndërtosh një banjo jo vetëm praktike e plot hapësira të shfrytëzueshme, por edhe një ambient plot stil dhe karakter. Në Megatek, do të gjesh pajisjet e duhura hidrosanitare dhe jo vetëm, nga markat më të njohura dhe cilësore për të kompletuar tualetin, me çmime mjaft ekonomike e plot leverdi. Sigurohu që të gjesh të gjitha produktet që të përshtaten, duke i porositur ato online në Megateksa në vetëm pak klikime! Nëse ende nuk i ke financat e mjaftueshme për të bërë tëndin produktin që dëshiron, mos u shqetëso! Online apo në Hipermarket, në Megatek mund të gjesh mënyra të ndryshme financimi për blerje me këste për të modeluar siç do ti tualetin tënd, thjesht dhe lirë!