Mund të mos e kesh menduar më parë, por shtëpia ka një ndikim të madh në mirëqënien tënde mendore. Hapësira rreth jush ndikon direkt në humorin tuaj. Gjithkush meriton një shtëpi në të cilën ndihet mirë dhe i relaksuar.
Koncepti “Biofilia” sugjeron se njerëzit janë shumë më të lumtur kur janë të rrethuar nga natyra. Duke sjellë elementë natyrorë në shtëpi mund të përmirësojmë humorin tonë, dhe bimët janë një pikë kyçe, por duke mos lënë pas dhe elemente të tjerë.
Bimët janë estetikisht të këndshme për tu pasur në shtëpi dhe në të njëjtën kohë janë cilësuar me ndikim pozitiv në mirëqënien mendore. Disa bimë pastrojnë ajrin e një hapësire duke hequr çdo toksinë, gjë që mund të na ndihmojë të marrim frymë më mirë. Kjo inkurajon ndjesinë e qetësisë dhe relaksimit. Bimët në shtëpi duken bukur në çdo dhomë, si dhe ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e humorit.
Ngjyrat e dhomave në shtëpinë tënde janë një reflektim i drejtpërdrejtë i personalitetit tënd dhe mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe në mendimet e tua. Në vend që të mendosh për trendet e ngjyrave kur dekoron shtëpinë, duhet të mendosh se si ngjyra të bën të ndihesh. Zgjedhja e ngjyrës së një dhome ka të bëjë me shijen tënde personale dhe me konceptin që dëshiron të krijosh në dhomë. Ngjyra të caktuara, ose grupe ngjyrash, priren të japin një reagim të ngjashëm tek shumica e njerëzve - variacionet vijnë nga nuancat ose tonet e përdorura. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të zgjedhësh ngjyrat me mençuri kur bëhet fjalë për dekorimin. Ngjyrat e lehta i bëjnë dhomat të duken më të mëdha dhe më të ndritshme. Ngjyrat e errëta janë të sofistikuara dhe të ngrohta ato u japin dhomave të mëdha një pamje më intime.
Ndriçimi është një mjet i fuqishëm kur bëhet fjalë për mirëqenien tonë mendore - mund të ndikojë në trupat dhe gjendjen tonë shpirtërore. Dritat e ngrohta mund ta bëjnë një ambient të ndihet më mikpritës dhe relaksues. Ato janë perfekte për ambient ndenjeje. Qirinjtë i japin shtëpisë tuaj një ndjenjë komoditeti gjatë mbrëmjeve dhe janë fantastike kur ndizen para gjumit. Dritat e ftohta shpesh janë mjaft stimuluese, duke na bërë të ndihemi më vigjilentë dhe të përqendruar. Mund t'i përdorni mjaft mirë në një ambient studimi në shtëpi ose hapësirë për zyre për të ndihmuar në përmirësimin e produktivitetit.
Mobiljet dhe pajisjet shtëpiake në formë sferike ose të rrumbullakosura mund të krijojnë një ndjenjë ekuilibri, qetësie dhe harmonie në shtëpinë tuaj. Diçka aq e thjeshtë sa shtimi i një pasqyre të rrumbullakosur në një banjë, varja e një ndriçuesi sferik në një dhomë gjumi ose përdorimi i një tavoline të rrumbullakosur kafeje në një dhomë ndenjeje mund ta bëjë një dhomë të duket më e ekuilibruar dhe e qetë.
Studiuesit kanë zbuluar se rrëmuja mund të ndikojë në aftësinë e trurit tuaj për t’u përqendruar dhe përpunuar informacionin. Një shtëpi e rregullt mund të inkurajojë ‘’një mendje jo të rrëmujshme dhe të të ndihmojë të relaksohesh. Heqja e gjërave të panevojshme dhe vendosja në vendin e caktuar mund të jetë një proces sfidues për njerëzit me lidhje të fortë sentimentale me sende të caktuara. Sidoqoftë, “heqja qafe” e sendeve që nuk na nevojiten më mund të jetë një proces pastrimi për shtëpinë tënde dhe të rrisë mirëqenien tënde të përgjithshme. Një vend i shkëlqyeshëm për të filluar është organizimi i rrëmujës në shtëpi, duke hedhur/dhuruar/shitur sendet që nuk të nevojiten më. Pasi të kesh vendosur se çfarë do të mbash, është koha për disa riorganizime dhe vendime se ku të ruani gjërat e tua. Një mënyrë e shkëlqyer për këtë është përfshirja e mobiljeve të magazinimit rreth shtëpisë.