Kthimi në shkollë i fëmijëve është një nga periudhat më të lodhshme për prindërit dhe xhepat e tyre. Dhe më e bukura është që jo të gjithë fëmijët janë të njëjtë; dikush gëzohet për aventurat e reja që e presin në shkollë; dikush ngurron të ulet në bangat e ngushta përballë mësuesve. Por ti s’ke pse të mundohesh shumë me fëmijët e tu. Mjafton të ndjekësh disa këshilla të thjeshta për ta bërë shtatorin muajin e emocioneve pozitive të kthimit në shkollë.
Është e lehtë të humbësh sensin e kohës gjatë verës. Sidomos kur fëmijët përkëdhelen nga pushimet e gjata dhe mungesa e një rutine. Por kur shtatori vjen, fëmijët bëjnë mirë të mësohen me rutinën! Dhe për t’ia bërë punën më të lehtë, duhet të fillosh të vendosësh rregulla disa javë përpara fillimit të shkollës. Kështu kalimi nga mëngjeset e mbushura me filma e seriale, në ato të mbushura me nxitim për të dalë nga dera, do të jetë më i lehtë.
Gjatë kësaj periudhe mbaj një qëndrim të fortë në lidhje me kohën e fjetjes, zgjimit , por dhe të përdorimit të aparaturave teknologjike nga fëmijët, të cilat kanë një ndikim thelbësor në cilësinë e gjumit. Edhe nëse çamarrokët ankohen, ti e di që është për të mirën e tyre, ndaj mos hiq dorë nga rutina që dëshiron të vendosësh. Zgjidh një orë të mirë me alarm për të të ndihmuar.
Po si mund ti motivosh fëmijët të ndjekin rregullat e tua? Gjej mënyra kreative për të surprizuar fëmijët dhe për t’i motivuar ata për tu zgjuar herët. Një nga surprizat më të bukura do të ishte një mëngjes i shijshëm në shtëpi. Përgatiteni atë herët dhe lajmëroni që vetëm ata që ngrihen në kohë, mund të hanë gjërat e mira. Kështu ti i mëson fëmijëve dhe të ngrihen herët, por dhe të jenë të përgjegjshëm për veten.
Fëmijët harrojnë gjëra kudo dhe gjërat që humbin më shpesh janë mjetet e shkollës. Edhe pse ata përpiqen të mos i humbin, janë prindërit ata të cilët duhet të mendojnë për shpenzimet ekstra që herë pas here u duhet të bëjnë. Por ka një zgjidhje të zgjuar për këtë! Përzgjidh për fëmijën tënd mjetet e shkollës më unike dhe më me ngjyra, për t’i bërë ato të dallojnë nga turma. Kështu fëmijët do ta kenë mendjen dhe nuk do ta humbasin më lapsin apo gomën e re! Përzgjidh mjetet e shkollës më unike duke klikuar këtu!
Një nga mësimet më të mira që mund t’i japësh fëmijës gjatë periudhës së shkollës është të punojë i pavarur dhe të jetë i përgjegjshëm për punën e bërë. Për këtë të duhet të krijosh një vend të veçantë në shtëpi për t’i dhënë mundësinë fëmijës të përqëndrohet në mësime i vetëm. Normalisht që ndihma e prindit është mjaft e rëndësishme në zhvillimin akademik të fëmijës, por ndonjëherë çamarrokut i duhet lënë hapësirë. Përzgjidh mobiljet më të mira për këndin e studimit duke klikuar këtu!
Të gjithë e dimë që jo çdo fëmijë është i njëjtë dhe kjo vlen dhe në mënyrën e të nxënit. Është e rëndësishme për një prind që të mos ndrydhë procesin mësimor të fëmijës duke i vënë orare.
Ka mjaft fëmijë që janë produktivë gjatë mëngjesit. Të njohur si ‘laureshat’, këta fëmijë e kanë më të lehtë të mësojnë gjatë orëve të para të paradites si dhe janë më të lehtë për t’u zgjuar herët. Ndërsa ‘bufët’ janë e kundërta; janë fëmijët e mbrëmjeve, të cilët e kanë më të lehtë të mësojnë dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë, teksa darka bëhet gati.
Kush tha që mbrëmjet gjatë javës në shkollë nuk duhet të jenë argëtuese? Është e vërtetë që fëmijët kanë mësime, detyra dhe mjaft punë për të bërë gjatë javës, por ti mund të gjesh një mënyrë të lehtë për ta bërë procesin e të mësuarit më argëtues! Kalo më shumë kohë me to duke mësuar rreth botës dhe për këtë kërko ndihmë nga teknologjitë e reja.
Ne tashmë e dimë që YouTube është një burim i pafund informacioni dhe argëtimi për fëmijët, i cili preferohet nga çdo moshë. Atë mund ta hapësh nga çdo pajisje ‘të mençur’, por për të përfshirë dhe veten tënde në marrëdhënien e fëmijës me internetin mund të organizosh mbrëmje të tëra pranë internetit. Përmes një televizori Smart, apo nëse nuk keni një të tillë, përmes një Android Box , ju mund të hyni fare lehtë në botën e YouTube përmes TV të dhomës sënde të ndenjes. Në këtë mënyrë, ju kaloni kohë së bashku, mësoni gjëra të reja dhe njëkohësisht ti ke mundësinë të kontrollosh aktivitetin e fëmijës online.