Shtresë lidhëse që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit për brenda dhe jashtë. Është një material i lëngshëm me bazë rrëshire akrilike, që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit. Siguron një lidhje shumë të mirë midis betonit dhe shtresave mbushëse si llaç, fino, stuko, hidrizolues, etj. Përdorimi i këtij materiali eleminon nevojën e përdorimit të sprucos së çimentos në sipërfaqe të lëmuara të betonit. Trajtimi i sipërfaqeve me BETON CONTACT siguron një punueshmëri mjaft të mirë si dhe lehtësi të dukshme në aplikimin e shtresave të tjera. Është produkt i gatshëm për përdorim. Uniformizon shkallën e absorbueshmërisë së sipërfaqës ku do të aplikohet.