Bërryl me rakord, 25x1", mashkull, PE, me kënd 90° përdoret gjërësisht sot në Europë për instalimet këndore të linjave ujësjellëse, vaditjet në bujqësi etj. Ky bërryl bën të mundur degëzimin e rrjetit në kënd 90°. Bashkon tubin LDPE Ø 25 me rakorderi të tjera me anë të filetove. Për bashkimin me fileto rekomandojmë të përdoret teflon ndërsa tubi bashkohet me bërrylin në mënyrë mekanike me rakord. I prodhuar me standarte Europiane, rezistent ndaj lëndëve gërryese dhe projektuar për t'i bërë ballë presionit deri në 6 Bar.