Y (brraka) bën të mundur degëzimin e linjës për t'ju përshtatur nevojave tuaja. Kjo Y përdoret me tubin Ø300 për sistemet e ventilimit, aspirimit dhe kondicionimit në bare, restorante, godina social- kulturore etj. Ka rezistencë të lartë kundrejt goditjeve mekanike, përkuljes dhe është higjenikisht e pastër.