Barbekju me qymyr, prej material metalik, në formë rrethore me kapak, e pajisur me dy rrota dhe një këmbë mbajtëse, e cila lejon transportimin me lehtësi. Trupi dhe kapaku jane prej material porcelani te emaluar e cila e ben me te lehte pastrimin e tyre. Kjo barbekju vjen me një grilë gatimi prej celiku me diametër 57 cm, dhe një pastruese hiri e cila e bën më të thjeshtë pastrimin e saj por mund të përdoret dhe si mbajtëse qymyri. Në kapak ka të integruar një termometër dhe dorezën e cila ben hapjen e kapakut pa u perfshirë nga nxehtësia. Nderkohë që në trup ka dorezën e cila mund të përdoret per tërheqjen e barbekjusë, por gjithashtu mund të përdoret si varëse aksesorësh falë dy grepave të kapura në të. Poshtë saj ka një raft metalik e cila përdoret për të mbajtur aksesorë të ndryshëm. Ajo ka të përfshirë gjithashtu tre pompa ventilimi për qarkullimin e ajrit. Përdoret për pjekjen e mishit, perimeve, peshkut, etj. Ky produkt është praktik në përdorim, pastrohet lehtësisht dhe ka përmasa kompakte, të cilat e bëjnë të përshtatshëm për udhëtime, kamping, piknik, etj.