Trajtim specifik dermatologjik, me një formulë hipoalergjike të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me 18% laktat natriumi, ADN natriumi, vitaminë E dhe gjalpë Shea, që rikthen nivelet optimale të hidratimit, riintegron funksionalitetin e barrierës hidrolipidike dhe elasticitetin fiziologjik të lëkurës së thatë, shumë të thatë, të ndjeshme dhe kserotike, zvogëlon fortësinë jo-normale të lëkurës, duke rivendosur elasticitetin e saj fiziologjik, si edhe shërben si trajtim ndihmës ditor në rast të hiperkeratozës së lokalizuar të bërrylave, gjunjëve dhe thembrave, hiperkeratozës folikulare dhe të shputës. Mënyra e përdorimit: Aplikoni kremin në zonat e forta të lëkurës, që vëreni se kanë nevojë për zbutje e trajtim. Aplikojeni minimalisht 2 herë gjatë ditës, duke e masazhuar në mënyrë lokale, deri në përthithje të plotë.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: 18% laktat natriumi, ADN natriumi, vitaminë E dhe gjalpë Shea