Vaji ka për qëllim kryesor lubrifikimin e pjesëve lëvizëse ndërmjet tyre.
Gjatë punës së motorrit në disa momente përbërësit mekanikë punojnë në kushte lubrifikimi të pasigurta.
Në këto momente, ndodh kontakti metal-metal dhe shfaqen problemet pasuese për shkak të konsumimit të rëndë:
Gjatë fillimit të punës së motorrit: fërkimi dhe konsumimi janë në nivele shumë të larta me pasoja në konsumim vijues.
Në temperatura të larta: vaji hollohet, duke reduktuar fuqinë e tij lubrifikuese.
Në variacionet e ngarkesave: për shembull një akselerim "i fortë".
Përveç kësaj, mund të ndodhin:
Veshja e fashove të pistonit që rezulton në shfaqjen e tymit të bardhë të tepërt në gazrat e shkarkimit.
Konsumimi i tepërt i vajit të motorrit.
Lubrifikant i ndotur nga krijimi i llumit dhe depozitimeve për shkak të fërkimit të tepruar.
Ceramic Plus mund të zgjidhë të gjitha këto probleme që lindin gjatë punës së motorrit.
Ai ka këto veti:
Redukton fërkimin dhe konsumimin e komponentëve të motorrit dhe transmisioneve mekanike.
Rrit jetëgjatësinë dhe ndikon për një punim të qetë të motorrëve dhe transmisioneve.
Siguron efikasitet të lartë falë konsumit të reduktuar të energjisë dhe karburantit.
Redukton emetimet e ndotësve.
Përshtatet mirë me të gjithë lubrifikantët dhe vajrat.
Veti të jashtëzakonshme lubrifikuese dhe rrëshqitëse falë pudrës së nitridit të borit që është e shpërndarë shumë imët.
Veti të mira lubrifikuese si në temperatura të larta ashtu edhe në temperatura të ulëta.
Veti të mira rrëshqitëse dhe lubrifikuese.
Stabilitet i lartë shpërndarjeje, pa sedimentim (ndarje vaji) për periudha të gjata.
Reagon me sipërfaqen metalike dhe mbron motorrin deri në 50,000 km.
FUSHAT E PËRDORIMIT:
Ceramic Plus është një aditiv lubrifikues për motorrët, transmisionet, pompat dhe kompresorët (jo i përshtatshëm për transmisione automatike dhe freksionet në banjë vaji).
Garanton lubrifikimin optimal edhe në kushtet më të rënda të punës së motorrit.
Falë kombinimit sinergjik të agjentëve të teknologjisë së lartë si vaj, aditivë kundër fërkimit dhe kundër konsumit, grimcave të nitridit të borit, së bashku ato krijojnë një shtresë "qeramike" në metal duke reduktuar fërkimin dhe konsumimin.
Rivesh sipërfaqet metalike dhe i mbron ato nga fërkimi.
Rrit performancën, ndikon në funksionimin më të lehtë dhe jetëgjatësinë e motorrit.
PËRDORIMI:
Tundeni mirë para përdorimit.
Shtojeni në vajin e ri dhe mundësisht në rastin e ndërrimit të vajit, në raportin prej 5% të sasisë së pranishme totale të vajit.
Doza e rekomanduar: 60 mL për 1 litër vaj.
Sasia prej 300 mL e aditivit është e mjaftueshme për të trajtuar deri ne 5 litër vaj.
Vëzhgoni intervalet e ndërrimit të vajit që janë të parashikuara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIME:
MOS e përdorni për transmisione automatike dhe freksione në banjë vaji.