Gozhdët ekzistojnë në shumë përmasa dhe lloje, por funksioni i tyre është i njëjtë: të bëjnë të mundur lidhjen apo fiksimin e konstruksioneve të ndryshme. Në varësi të projekteve apo përdorimit të tyre si për shembull: në çati, mure të thata apo beton, mund t'ju duhet të përdorni gozhdë në materiale dhe përmasa të ndryshme. Megatek ju ofron gozhdë betoni dhe druri, ku ju mund të zgjidhni ato që përshtaten më mirë me projektin në të cilin jeni duke punuar.