Si të montojmë një kabinë dushi në 10 hapa

Si të montojmë një kabinë dushi në 10 hapa

Për një tualet të rregullt dhe të pastër alternativa më e mirë është vendosja e kabinës së dushit. Megatek ofron mundësi zgjedhje të shumëllojshme në formë, madhësi, ngjyra dhe material.

PËRGATITJA

1. Pas hapjes së të gjitha kutive lexoni udhëzimet me kujdes. Kontrolloni që të gjitha pjesët e nevojshme janë të përfshira në paketim.

2. Ju lutem sigurohuni që para instalimit sipërfaqja të jetë e niveluar dhe solide, në gjendje për të mbështetur peshën totale të kabinës. Gjithashtu sigurohuni që muret janë në kënde të drejtë.

 Nivelimi jo i mirë në sipërfaqen e montimit apo kënde të parregullta  të muraturës anësore do të rezultojë në probleme serioze për montimin e kabinës tuaj.

3. Ju lutem, vini re se disa prerje dhe shpime mund të jenë të nevojshme gjatë procesit të instalimit.

4. Kabinat duhen montuar në dysheme dhe mure të përfunduara.

5. Nëse kabina ka panele qelqi të dizenjuara, sigurohuni që ana e pa dekoruar të jetë nga ana e brendshme e kabinës.


UDHËZIME MONTIMI

1. Para instalimit të skeletit metalik, rekomandohet të pozicionohet struktura provizorisht. Kjo do të shërbejë si udhërrëfyes për vendosjen e përhershme të skeletit fundor i cili do të fiksohet me silikon.

2. I njëjti proces rekomandohet dhe për shinat anësore, për të cilat duke përdorur një nivel, duhet siguruar se janë pozicionuar pingul, dhe të shënohen vendet ku do të hapen vrimat.

3. Hapi tjetër ka të bejë me hapjen e vrimave në mur për fiksimin e shinave anësore. Përdorni punton e duhur për shpimin përmes pllakave qeramike. Vrimat e hapura duhen pastruarmirë për të frenuar mos ngjitjen e duhur të shinave.

4. Fiksoni shinën fundore me silikon në pozicionin e vijëzuar paraprakisht.

5. Fiksoni shinat anësore me vida në pozicionet e caktura paraprakisht. Përdorni silikonin për izolimin e bashkimit shinë-mur duke u siguruar që uji nuk do të depërtojë prapa shinës, në mur ose jashtë dushit.

6. Montojmë panelet e qelqit dhe vendosim rrotat (rulat) në shina që të mundësohet lëvizja me rrëshqitje e dyerve të kabinës

7. Pasi të gjitha panelet stacionare të qelqit dhe shinat janë në vend, instaloni profilin e sipërm. Profili i sipërm do të mbështetet mbi shinat vertikale të vendosura më parë. Instalo një vidë në krye dhe në fund të çdo profili vertikale për mundësuar lidhjen e skeletit dhe shtangësinë për të gjithë sistemin.

8. Montoni panelet e rrëshqitshme dhe përdorni një nivel për të arritur pozicionimin pingul dhe për të siguruar mbylljen e duhur. Montoni dorezat në panelet e rrëshqitshëm që të keni më të lehtë hapjen/mbylljen e tyre.

9. Vendosni gominat në të gjithë gjatësinë e panelit për mosdaljen e ujit nga dyert dhe puthitjen e tyre.

10. Izoloni hapësirën mes kabinës dhe murit me silikon izolues që të parandalojmë rrëshqitje apo depozitim uji ose mbeturinash. Prisni të paktën 4-6 orë për tharjen e plotë të silikonit para se të përdorni dushin.


MIRËMBAJTJA

Për të siguruar jetë të gjatë dhe të qëndrueshme për kabinën, dyert e qelqit duhen fshirë pas çdo përdorimi me një leckë të butë. Asnjëherë mos përdorni pastrues me veti gërryese për pastrimin e produkteve për shkak se kjo mund të gërvishtë sipërfaqen. Asnjëherë mos përdorni furça abrazive ose sfungjerë gërryes.

Për të siguruar një jetë të gjatë dhe  të qëndrueshme për pjesët metalike pas çdo përdorimi duhen fshirë me një leckë të butë. Mos përdorni pastrues gërryes ose pastrimin me produkte që përmbajnë amoniak, zbardhues apo acid. Nëse përdoret aksidentalisht, pastrojeni në sipërfaqe sa më shpejt të jetë e mundur si masë paraprake për të parandaluar korrozionin. Pas pastrimit për të ruajtur shkëlqimin, shpëlajeni tërësisht dhe fshijeni në të thatë me leckë të butë.

Related articles
  1. Si të shprehësh dashurinë në gjeste të vogla...

    Shën Valentini është një ditë plot emocione dhe momente të bukura. Por kur nuk je përgatitur akoma për ditën më romantike të vitit, emocionet pozitive të pritjes, mund të kthehen mjaft lehtë në një stres të panevojshëm i cili akumulohet dita-ditës.

    Read more
  2. Ja si të shtrosh një tryezë romantike...

    Mbrëmja e madhe romantike po afron, dhe nëse në vend të darkave jashtë nëpër restorante preferoni një mbrëmje më intime në ambientet e ngrohta të shtëpisë, zgjidhja e vetme është shtrimi i një darke mbresëlënëse për partnerin tënd.

    Read more
  3. Si të kursesh kohë me Megatek

    Secili prej nesh vrapon çdo ditë për të mbyllur të gjitha punët e ditës, pasi kohën e kemi tepër të kufizuar. Pavarësisht ditëve dinamike një nga detyrat e pandashme të jetës tonë, mes shumë të tjerave është edhe pazari.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved