Askush nga ne nuk dëshiron të jetë me vonesë për në punë, për të dërguar fëmijët në shkollë, për të mbyllur pazaret e mëngjesit, apo qoftë edhe për të mos humbur udhëtimin e preferuar në dëborë që kishit kaq gjatë që e prisnit. Temperaturat e ulëta dhe ngricat janë një sfidë më vete sa i përket problemeve që mund të sjellin për makinën. Dhe sigurisht ju nevojiten disa këshilla dhe produktet e duhura për të përballuar çdo të papritur. Le të fillojmë!
Antifriza siguron mbrojtje kundër ngrirjes së ujit në motor dhe i mban të gjithë elementët e sistemit të ftohjes në gjendje pune, ndaj sigurohuni që mos t’i mungojë makinës tuaj. Falë formulimit të saj ofron një performancë të shkëlqyer kundër temperaturave ekstreme dhe ndryshkut. Një mbrojtës shumë i mirë për motorin janë edhe mbulesat e makinës, pasi sigurojnë ruajtjen e nxehtësisë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, gjithashtu edhe sigurojnë mbrojtje ndaj çdo faktori atmosferik.
Fshirëset e xhamit duhet të jenë të ndërtuara nga materiale të cilësisë të lartë dhe butësi maksimale midis kontaktit të gomines me xhamin, për të eliminuar gervishjet. Në rrugët me ngrica dhe me baltë nevojitet që xhami të ketë mjaftueshëm ujë dhe larës të veçantë në mënyrë që fshirëset ta bëjnë funksionin e tyre më së miri. Pecetat e pastrimit do jua lehtësojnë punën po ashtu, për të fshirë xhamat e makinës suaj, pa pasur frikën e gërvishtjeve apo lënien e vizave të padëshiruara. Gjithashtu mos anashkaloni as fenerët tuaj, të cilët kanë nevojë për pastrues të përshtatshëm.
Në kushte ekstreme atmosferike, ku prania e akullit dhe dëborës është e pa shmangshme në rrugë, përdorimi i zinxhirëve dhe veshjeve të gomave për të parandaluar rrëshqitjen është mëse i nevojshëm.
Koha e ftohtë e dimrit ka një efekt të kundërt mbi baterinë, ngadalëson proceset kimike që ndodhin në të. Në rastin më të keq, mund të ndodhë që të mos ketë rrymë mjaftueshëm për të vënë në punë motorin. Përmes karikuesëve të baterive do të mund t'i bëni ballë problemeve të tilla dhe të dilni lehtësisht nga situata e papritur!
Mos humbisni komoditetin që ju japin valixhet e bagazhit dhe zgarat e fiksimit gjatë udhëtimit me familjen apo miqtë tuaj, duke mundësuar kështu hapësirë brenda makinës, ku nuk duhet të mungojë jastëku i udhëtimit, apo masazhet e sediljes, për të parandaluar çdo problem të padëshiruar. Shtoni karikues pajisjesh për t'ju ardhur në ndihmë sa herë që dëshironi të flisni në telefon, të dëgjoni muzikë, të filmoni momentet e këndshme që ju shoqërojnë gjatë orëve të gjata të udhëtimit.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme mos harroni të keni në makinën tuaj disa pajisje të domosdoshme. Kutia e ndihmës së shpejtë apo trekëndëshi i sigurisë nuk duhet të mungojë për asnjë moment në makinë. Gjithashtu një elektrik dore apo një batanije do ishte mirë që të merreshin në konsideratë për të parandaluar çdo të papritur.