Gjithçka që ju duhet për fillimin e vitit shkollor

Mbani shënime prindër, gjithçka që ju duhet për fillimin e vitit shkollor

Pas përfundimit të sezonit të verës , vjen me hapa të shpejtë dita e hënë  e rikthimit në shkollë për fëmijët. Ata kanë emocione të ndryshme pasi nga njëra anë është ndarja me lirinë e verës dhe nga ana tjetër ngazëllimi për të takuar shokët dhe shoqet.

Prindërit kanë një rol të rëndësishëm në përkrahjen e fëmijëve gjatë fillimit të një sezoni të ri shkollor.Shpenzimet e shumta për materiale shkollore janë një pjesë e kësaj periudhe ndaj ne ju sugjerojmë produktet esenciale që ju nevojiten edhe duke kursyer.

Një ndër përbërësit kyç të përgatitjes për rikthimin në shkollë është zgjedhja e një çante të përshtatshme. Çantat shkollore bëhen aleatët besnikë të fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre drejt dijes. Për të përmbushur kërkesat e tyre individuale, zgjidhni mes gamës së gjerë të çantave me personazhe vizatimorë për fëmijë të vegjël, ndërsa për grup-moshat më të rritura sigurohuni që t’i përshtateni stilit të tyre.

Pas zgjedhjes së çantës janë edhe  materialet shkollore për të cilat opsionet janë të pafundme. Fëmijët kanë mundësinë të zgjedhin mes seteve të përgatitura, ose secilin material më vete nga fletoret deri tek lapsat e stilolapsat. Është e rëndësishme të mos harroni se ata dëshirojnë të kenë materiale të veçanta që mund t'i ndajnë dhe tregojnë edhe shokëve dhe shoqeve të tyre në shkollë.

Për të përgatitur një hapësirë studimi të përshtatshme dhe motivuese për fëmijët, është e rëndësishme të zgjidhni produktet e duhura. Sigurohuni që karriget të jenë të rehatshme dhe të përshtaten me gjatësinë e fëmijëve. Tavolina duhet të jetë mjaftueshëm e gjerë për të vendosur librat dhe materialet shkollore. Për fëmijët të cilët janë në kopsht ose sapo kanë nisur shkollën, një set me tavolinë dhe karrige me personazhe është ideal..

Me nisjen e shkollës fëmijët një pjesë të mirë të kohës e kalojnë jashtë shtëpisë. Dhe për prindërit gjëja më kryesore është që gjatë kësaj kohe ata të ushqehen shëndetshëm. Ndaj zgjidhja ideale është që edhe në shkollë ushqimin ta marrin me vete nga shtëpia. Për këtë prindërve iu vijnë në ndihmë tasat e prodhuar posaçërisht për të vegjël dhe fëmijë. Gjithashtu për tu siguruar që ushqimi të ruhet i freskët ju vijnë në ndihmë çantat termike.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve është dhe angazhimi me lojëra edukative dhe krijuese. Nëse fëmijët janë ende në kopsht ose do të nisin klasën e parë, tabelat magnetike dhe numëratoret janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’i parapërgatitur ata. Për fëmijë më të rritur, lojërat formuese, dhe legot zhvillojnë logjikën e tyre dhe i argëtojnë njëkohësisht.

 

Parapërgatitja për kthimin në shkollë bëhet më e thjeshtë me MEGATEK. Me një pafundësi produktesh dhe super oferta që do t'ju ndihmojnë të kurseni, por dhe të pajiseni me çdo produkt që ju nevojitet për fëmijët. Viti i ri shkollor niset me sukses në MEGATEK.

Related articles
  1. 12 produkte për fillimin e universitetit.

    Është koha e shumëpritur e fillimit të universitetit dhe mjaft studentë largohen nga rehatia e familjes për të shuar etjen e tyre akademike. Nëse dhe ti je një nga këto studentë atëherë ky artikull është për ty.

    Read more
  2. 5 këshilla për prindërit për të nisur vitin shkollor mbarë.

    Kthimi në shkollë i fëmijëve është një nga periudhat më të lodhshme për prindërit dhe xhepat e tyre. Por ti s’ke pse të mundohesh shumë me fëmijët e tu. Mjafton të ndjekësh disa këshilla të thjeshta për ta bërë Shtatorin muajin e emocioneve pozitive.

    Read more
  3. Si ta bëjmë më të lehtë rikthimin në shkollë këtë vit?

    Dita e parë e shkollës, dikur me përparësen e zezë dhe jakën e bardhë, këtë vit vjen me maskë me vete e dezinfektantë nëpër duar. E vetmja gjë që nuk ndryshon janë prindërit që kapin për dore fëmijët e tyre, më të emocionuar se vetë ata.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved